Loading...

Mësohet shkaku pse ka ndodhur vrasja afër selisë së BDI-së në Reçicë

30118229_10210764170036459_2102256728_n_1-1-800x445.jpg

Burime partiake në kushte anonimiteti flasin për Gazetën Lajm lidhur me shkaqet që sollën deri te incidenti që rezultoi me një të vrarë dhe dy të plagosur afër selise se BDI-së në Reçicë. Sipas tyre shkaku ka qenë sërish posti i kryetarit të degës partiake.

Në këtë post, që qëndron i zbrazur që nga vrasja e Komandant Shqiponjës, është emëruar një këshilltar në Kumanovë.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e degës, që ka rezultuar me të shtëna pasi kanë dalur nga selia. Si rezultat i këtyre të shtënave një aktivist ka humbur jetën, kurse dy janë plagosur. këto janë informatat e para që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Ju informojmë se këto ditë portali Shqipmedia ballafaqohet me probleme teknike të cilët pamundësojnë azhurnimin e faqes. Ky problem do të rregullohet në fundjavë. Shqipmedia

Komentet
Top