Messi mungon në ndeshjen e Ligës së Kampioneve

messi-tiene-una-oferta-huawei-1457944678424.jpg

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se edhe ai edhe Messi kanë dëshirë që ky i fundit të luajë ndeshjen e sotme përballë Celtikut që prej minutës së parë, por argjentinasi nuk është i gatshëm të luajë për 90 minuta.

Messi mësohet se ka probleme me kofshën e majtë. Këtë e pranoi edhe vetë lojtari një ditë më parë, kur tha se po luan me dhimbje, andaj katalanasit nuk duan të rrezikojnë më shumë.

“Fillimisht duhet të shohim gjendjen e tij fizike dhe më pas të vendosim sesa do të luajë.

Një gjë mund ta konfirmojë se Messi nuk është i gatshëm të luajë 90 minuta”, ka theksuar trajneri i Barcelonës.

Komentet
Loading...
Top