Loading...

Meteorologët paralajmërojnë dëborë në një pjesë të Ballkanit

largea_moti-jpg1410966377.jpg

Në Mal të Zi në rajonet e larta malore në fillim të javës së ardhshme priten reshje të dëborës, paralajmëron Instituti i Meteorologjisë dhe sizmologjisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin, nesër në Mal të Zi do të jetë mot i ndryshueshëm dhe me intervale dielli, ndërsa gjatë natës në disa pjesë të caktuara mund të ketë të reshura shiu. Sipas parashikimit të meteorologëve për fundjavë dhe të hënën pritet të jetë me vranësira.

“Në mbrëmjen e së dielës dhe të hënës, në rajonet e larta malore në veri pritet dëborë”, theksojnë nga Instituti për Meteorologji dhe sizmologji.

Të martën në mëngjes reshjet do të ndalen dhe gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i thatë.

Komentet

Leave a Reply

Top