Loading...

Meterologët paralajmërojnë përkeqësimin e motit në Maqedoni

largea_moti-jpg1410966377.jpg

Mot me shi dhe ulje e temperaturave na pret nesër, shi i cili pritet të jetë i rrëmbyeshëm në vende të caktuara. Kështu paralajmërojnë sinoptikanët nga Enti Hidrometereologjik, të cilët thonë se ka kushte edhe për reshje të breshrit.

“Nesër pasdite pritet rritje të vranësirave dhe pritet të ketë gjithashtu edhe reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë me intensitet më të lartë. Do të fryn edhe erë e fuqishme, ndërsa ka kushte edhe për reshje të breshrit, sidomos në pjesën veriore të vendit”, tha sinoptikania Dushanka Tanushevska.

Sipas sinoptikëve, mot i ngjashëm do të mbajë edhe në ditët tjera në vijim, i cili do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturave.

“Në ditët në vijim, gjithashtu do të jemi nën ndikimin e motit në ngjashëm. Do të mbizotëroj mot jostabil dhe i ndryshueshëm, me shi të rrëmbyeshëm dhe me erë të fortë. Në më shumë vende do të ketë shi me intensitet më të lartë. Temperaturat do të shënojnë ulje. Nga 36 gradë celsius sa është sot, temperaturat do të bien në 27 gradë”, tha gjithashtu Tanushevska.

Sinoptikanët apelojnë që në rast të goditjeve të shpeshta, të shmanget qëndrimi në hapësirë të hapur. Ata porosisin edhe bujqit që të mos mbajnë kopetë e dhenve të grumbulluara në një vend, pasi ata tërheqin elektricitetin.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media