Loading...

Microsoft lançon versionin e parë paraprak të Vistual Studio për kompjuterat Mac

0-4.png

Nuk është më një surprizë sepse Microsoft zbuloi aksidentalisht të Hënen mbërritjen e Visual Studio në Mac. Tani kompania në formë zyrtare lançoi suitën e zhvilluesve për macOS.

Si u realizua kjo? Duke shfrytëzuar Xamarin, një ndërplatformë zhvillimi të cilën kompania e bleu në fillim të këtij viti.

Pas blerjen së Xamarin Microsoft uli në tavolinën e diskutimeve bashkëthemeluesin Nat Friedman dhe zëvendës Presidenten e Microsoft Julia Liuson për të folur për të ardhmen e Xamarin nën lidershipin e Microsoft.

Produkti një Visual Studio i cili ruan notat e dizajnit të Windows i kombinuar me mjetet e zhvillimit të Xamarin. Me fjalë të tjera mund të përdorni Visual Studio në Mac për të zhvilluar aplikacione iOS, Android, Windows dhe macOS.

Mund ta shkarkoni versionin paraprak të Visual Studio për Mac në këtë lidhje./Pcworldalbania

Komentet
Top