Microsoft Lumia 650 fillon para-porositë pa u zyrtarizuar

20160127094838691646.jpg

Lansimi i telefonit të kompanisë Microsoft, Lumia 650, është shtyrë deri kah mesi i shkurtit (lansimi i tij ishte planifikuar të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm).

Edhe pse nuk është zyrtarizuar, para-porositë për këtë pajisje tashmë kanë filluar. Ky telefon është në dispozicion për para-porositje në dyqanin për shitje me pakicë në Britani, MobileFun, me çmim prej 199 funte, pa kartelë dhe i zhbllokuar.

Microsofti nuk ka bërë të ditur ende datën e dërgesave për Lumia 650, por pritet që dërgesat të mos vonohen shumë pas lansimit të tij kah mesi i muajit shkurt.

Sa i përket specifikave, Microsoft Lumia 650 pritet të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje 5-inç IPS dhe me rezolucion prej 720 pikselë, kamerën kryesore prej 8 megapikselë me blic LED, procesorin 1.1 GHz Quad-Core, një gigabajt RAM memorie dhe 8 gigabajt memorie të brendshme, me mbështetje për Wi-Fi, Bluetooth, GPS, si dhe me baterinë prej 2 mijë mAh.

Telefoni punon me platformën Windows 10 Mobile dhe peshon 150 gramë.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top