Milan hedh sytë edhe nga Arda Turan

0171.jpg

Në fillim Jackson Martinez, më pas Ibrahimovic dhe Kondogbia, dhe së fundmi Arda Turan. Milani është i papërmbajtshëm në merkato dhe sikurse zbulojnë mediat italiane dhe ato spanjolle objektivi i radhës është mesfushori i Atleticos së Madridit.

28-vjecari ka edhe dy vjet në kontratë me Los Colchoneros si dhe një klauzolë largimi prej 41 milionë eurosh. Gjatë sezonit të fundit, Turan nuk është se ka shkëlqyer tek Atletico, ku kanë nisur të lëvizin për të blerë Vietton nga Villareali.

Milani me ndihmën e fondit Doyen, po punon nën rrogoz për të tentuar mesfushorin. Turan nuk pëlqehet vetëm nga Milani, por ëhtë fakt që vetëm kuqezinjtë kanë lëvizur për të sigurruar shërbimet e tij, duke njoftuar menaxherin Ahmet Bolut që Mihajlovic është gati t’i japë një rol kyc përkrah emrave të tjerë të mëdhenj që do t’u bashkohen kuqezinjve.

Milani i siguron gjithashtu edhe një pagë të lartë, por problem mbetet ana sportive, sepse te Atletico lojtari i kombëtares turke do të ketë mundësi të luajë në Champions League, cka nuk ia ofron skuadra italiane.

Komentet

Leave a Reply

Top