Loading...

Milloshovski kundër hapjes së paraleleve shqiptare

Macedonian-FM-Antonio-Milososki.jpg

Raporti i Avokatit të Popullit ka irrituar deputetët e VMRO-së, teksa u prezantua në Kuvend. Debat më së shumti ndezi pjesa për përfaqësimin jo të drejtë si dhe diskriminimin në baza etnike. Deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski akuzoi se raporti është etnocentrik dhe është shikuar nga këndi etnik, njofton Alsat-M.

Në debat u regjistrua dhe një skandal ku deputeti Milloshovski kërkoi nga Mehmeti që të mbrojë fëmijët e fshatrave të Oktisit dhe Llabunishtës, të cilët sipas tij janë të rrezikuar nga prindërit e tyre që vite më parë, kërkuan hapjen e paraleleve shqipe për fëmijët e tyre. Sipas Milloshovskit këta fëmijë gjuhë amtare kanë maqedonishten, ndërsa prindërit i detyrojnë të mësojnë shqip.

“Janë fshatrat Oktis dhe Llabunishtë, vendbanime të mëdha ku gjuha zyrtare e shumicës së fëmijëve që fillojnë arsimin fillor është maqedonishtja, ndërsa një numër i madh i këtyre fëmijëve e ndjekin mësimin në gjuhën tjetër ndryshe nga ajo amtare… Unë vlerësoj se të drejtat e fëmijëve, veçanërisht ajo për mësim në gjuhën amtare ndonjëherë mund të rrezikohet edhe nga vetë prindërit, pa marrë parasysh se për çfarë arsye”, u shpreh Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media