Loading...

Ministri Ademi nënshkruan emërtimin në shqip të dy shkollave në Çair

Abdilaqim_Ademi12_318910055.jpg

Emërtimi në shqip i shkollave të Çairit po bëhet realitet. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) që drejtohet nga kuadri i BDI-së, Abdilaqim Ademi ka arritur së fundmi edhe zyrtarisht pëlqimi për vendim-ndryshimin e statuteve me emra të ri të 2 shkollave fillore, “Jane Sandanski” tani shndërrohet “Jashar Bej Shkupi” dhe “Cvetan Dimov” në “Hasan Prishtina”.

Të dyja vendimet nga ana e MASH-it janë me nënshkrim të ministrit Ademi (data 08.06.2015), ndërsa si kërkesë e autoriteteve të Çairit për emërtimin e tyre në shqip, dy propozimet deri tek MASH-i ishin dërguar më datë 28.10.2014.

“Më herët ka qenë ‘Jane Sandanski’, prej sot ministri Ademi ka nënshkruar dhe definitivisht do të mbajë emrin Jashar Bej Shkupi, ndërsa shkolla e cila ka mbajtur me dekada emrin ‘Cvetan Dimov’ prej sot ministri ka nënshkruar dhe do të mbajë emrin e ‘Hasan Prishtinës’ dhe shpresojmë se në një të ardhme të afërt, në një moment të volitshëm edhe dy shkollat tjera të përfillet vendimi i Komunës së Çairit, konkretisht i këshillit, prindërve dhe udhëheqësisë së këtyre shkollave”, ka thënë kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.

Madje, Mexhiti ka uruar që në këtë frymë të përmbyllen edhe dy emrat e tjerë, “Ismaili Qemali” dhe “Imri Elezi”.

“Meqë ka një prolongim të këtij vendimi me siguri se ka pasur edhe obstruksione por edhe keqkuptime, por fatmirësisht kjo sot përmbyllet në favor të kërkesave të qytetarëve të Çairit, në favor të udhëheqësisë së shkollave dhe Komunës së Çairit. Urojmë që në këtë frymë të përmbyllen edhe dy emrat tjerë, ‘Ismail Qemali’ dhe ‘Imri Elezi’ në Komunën e Çairit”, ka thënë më tej Mexhiti.

Madje, Mexhiti në kontinuitet kishte thënë se procedura e emërtimit në shqip të katër shkollave të Komunës së Çairit, është e ligjshme dhe e rregullt dhe se çështja duhet marrë veçse epilogun formal nga MASH, dhe ja që tani ky proces dinë të shkojë vetëm përpara.

Komentet

Leave a Reply

Top