Loading...

Miqtë e vërtetë janë më të mirë sesa morfina

miqesia-3.jpg

Marrëdhënie – Sasia dhe cilësia e një miqësie është shumë e rëndësishme. Sipas Universitetit të Oksfordit, miqtë e vërtetë janë më të mirë sesa morfina, sepse ata ndihmojnë shumë në përballimin e dhembjeve, si të atyre psikologjike ashtu edhe fizike

Miqtë janë më të mirë sesa morfina. Të kesh shumë prej tyre ndihmojnë në përballimin e dhembjeve dhe në luftën kundër depresionit, sepse në këtë mënyrë çlirohet endorfina, substanca e prodhuar nga truri që rregullon humorin, ndërsa ajo vepron edhe kundër dhembjes në mënyrë natyrale. Kjo hipotezë ishte ngritur prej kohësh, por konfirmimi eksperimental u demonstrua vetëm tani prej një grupi të koordinuar nga Katerina Johnson, nga Universiteti i Britanisë Oxford-i, që e ka publikuar në revistën “Scientific Reports” (Raportime shkencore).

“Edhe studime të tjera sugjerojnë se sasia dhe cilësia e marrëdhënieve shoqërore ndikojnë në shëndetin fizik e mendor dhe mund të jenë një faktor determinant përderisa shtojnë jetëgjatësinë”, ka theksuar Johnson.

Më tej, ai ka shtuar se, “është interesante të kuptosh se përse disa persona kanë më shumë miq se disa të tjerë dhe mekanizma të mundshëm të përfshirë neurobiologjikisht”.

Studiuesit kanë kryer një eksperiment, gjatë të cilit disa vullnetarëve iu kërkua që të plotësonin një pyetësor mbi marrëdhëniet sociale (për shembull mbi numrin e miqve dhe se sa herë në javë takohen bashkë) dhe informacione të tjera për jetën dhe personalitetin.

Nëpërmjet kësaj u hartua testi i “dhembjes” që konsistonte në mbajtjen sa më gjatë të një pozicioni të parehatshëm, si për shembull mbajtjen e kurrizit pas murit me shpinën drejt dhe me gjunjët në këndin 90 gradë (pra sikur të ishin ulur në një karrige).

Më pas u demonstrua se personat që ishin në gjendje të duronin më shumë provën ishin ata që kishin më shumë miq.

“Rezultatet, ka thënë Johnson, janë interesante, sepse edhe një studim i fundit sugjeron se veprimi i endorfinës mund të ndërpritet në çrregullime të tilla si depresioni” dhe kjo “mund të shpjegojë edhe psenë e personave në depresion, që shpesh bëjnë një jetë më pak shoqërore.”

Ndër të tjera, është demonstruar se personat që bëjnë shumë aktivitet fizik kanë tendencë të kenë më pak miq dhe një nga arsyet, sipas Johnson, mund të jetë se kushdo që bën shumë fitnes e përdor gjimnastikën si një rrugë alternative për të përfituar një “shkarkim” endorfine, sepse dhe aktivitetet fizike promovojnë çlirimin e kësaj substance.

Komentet

Leave a Reply

Top