Loading...

Mirësevini në Whittier, Alaska, qyteti ku të gjithë banorët jetojnë në një ndërtesë (FOTO)

the-tower-7655c87a263de0a54719a8b8f59d029f08d3b071-s800-c85-1-640x479.jpg

Whittier, në Alaska, është një qytet i vogël, 100 km në jug të Anchorage, që quhet ndryshe edhe si “qyteti nën një çati”.

Sa e vogël është qyteza Whittier? Jetojnë rreth 217 persona, dhe mund të hyhet vetëm me barkë ose përmes një tuneli me sens unik me vetëm një korsi.

Por gjëja më e çuditshme e këtij qyteti është se pothuajse të gjithë banorët jetojnë në një ndërtesë të vetme, Begich Towers, një kazermë e ushtrisë e ndërtuar në vitin 1974, gjatë Luftës së Ftohtë.

Një stacion policie, një dyqan ushqimesh, një klinikë, një kishë, një minimarket dhe një shkollë janë të gjitha të vendosura në të njëjtën ndërtesë.

Banorët e këtij qyteti i kanë të gjitha gjërat që duhen. Sipas tyre, nuk kanë nevojë të dalin nga ndërtesa për javë të tëra sepse kanë gjithçka që duhet.

Hyrja e tunelit
Tuneli të bën të ndihesh klaustrofob
Kjo është godina ku jetojnë (pothuajse) të gjithë banorët e qytetit
Një vështrim më nga afër hyrjes së ndërtesës
…dhe katet e saj të shumta

Ka edhe kaproj para gardhit të godinës

Pamja nga larg
Kur perëndon të kapin ndjenja frike

Brenda një apartamenti
Dhoma e gjumit
Korridori
Dhoma tjetër e gjumit
Pamja nga dritarja
Ka edhe disa apartamente të ndara nga ndërtesa
Dyqani i ushqimeve brenda në ndërtesë

 

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media