“Miss Bota” ndalon bikinet

0167.jpg

Organizatorët e “Miss Botës” kanë befasuar, duke bërë të ditur ndalimin e bikineve gjatë garës për titullin e më të mirës.

Julia Morley, drejtoreshë e “Miss World”, ka njoftuar vendimin për ndalimin e parakalimit në të brendshme gjatë ceremonisë.

Ndërsa Chris Wilmer, drejtor i “Miss world” për Amerikë ka thënë se ceremonia nuk duhet të shërbejë vetëm si një garë për të zgjedhur femrën më të bukur në botë, transmeton Koha.net.

“Nuk duhet të jetë vetëm një garë bukurie. Ceremonia duhet të ketë një qëllim më të mirë. Nuk ka ndonjë qëllim nëse parakalojnë me bikine”, ka thënë ai.

“Miss Bota duhet të jetë përfaqësuese e denjë e një komuniteti”, ka thënë Wilmer. “Ajo duhet të jetë më shumë ambasadore e një vendi, jo një mbretëreshë e bukurisë”.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top