Loading...

Mit apo e vërtetë: rënia në peshë është më e vështirë për femrat?

c77ea1fd2fda6d207ce5d89f73065438.jpg

Dieta është diçka që mund ta fillosh në çdo kohë, por më shumë se eliminim drastik të shumë ushqimeve, është një mënyrë jetese. Nëse mëson të hash të shëndetshëm dhe e kthen këtë në një mënyrë jetese, atëherë do të mbetesh shumë larg gjërave që të shkaktojnë shtim në peshë, specifikojnë studimet e fundit.

Në një kohë kur rritja e njerëzve që vuajnë nga mbipesha po rritet në mënyrë ekstreme, një prej miteve që diskutohet më shumë është që femrat kanë probleme me mbipeshën më shumë se meshkujt.

A është mit apo e vërtetë?

Meshkujt kanë më shumë masë muskulare se femrat dhe kanë më pak ndryshime hormonale krahasuar me femrat. Kjo ua bën atyre më të lehtë rënien në peshë. Megjithatë, sipas studimeve të fundit, humbja e peshës ekuilibrohet me kalimin e kohës për aq kohë sa të dyja gjinitë u qëndrojnë besnikë dietave të shëndetshme dhe aktivitetit sportiv. Kështu, miti bie poshtë, mos e merrni në konsideratë!

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media