Loading...

Mite rreth seksit që të rriturit, çuditërisht i besojnë akoma

auto_seks1504204217.jpg

Fajësoni edukatën e ulët seksuale, pornon apo çdo gjë tjetër, por shumica e të rriturve vazhdojnë besojnë mite (apo keqkuptime) rreth seksit që thjesht s’ekzistojnë.

Miti: Të masturbohesh gjatë kohës që je në një lidhje do të thotë se nuk tërhiqesh mjaftueshëm nga partneri yt.

E vërteta: S’ka rëndësi nëse je në një lidhje apo jo, masturbimi është gjithmonë proçes normal, i shëndetshëm dhe pjesë e një qenieje seksuale.

Miti: Të gjitha orgazmat përjetohen njësoj dhe duhet të jenë shpërthyese.

E vërteta: Përjetimi i orgazmës nuk është gjithmonë i njejti. Individë të ndryshëm kanë mënyra të ndryshme për të kaluar në orgazëm. Për disa ky proces mund të jetë çlirues, i dhimbshëm apo i kënaqshëm, por e gjitha varet nga personi.

Miti: Mënyra se si silleni gjatë seksit tregon sa e mirë është kjo eksperiecë për ju.

E vërteta: Ajo gjë e cila ka më shumë rëndësi gjatë një raporti seksual është mënyra se si ju ndiheni. Përgjithësisht kënaqësia më e madhe përjetohet kur individi është i çliruar emocionalisht dhe pa stres.

Miti: Meshkujt duhet të përjetojnë ejakulim të menjëhershëm sa herë që kanë raport seksual me një femër.

E vërteta: Edhe kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas specialistëve, meshkujt mund ta përjetojnë të njejtën kënaqësi edhe pa patur ejakulim të menjëhershëm. Në shumicën e rasteve ata vetë përpiqen ta ngadalsojnë ose të mos e kryejnë fare këtë proces në mënyrë që kënaqësia të zjasë më shumë. Kjo nuk do të thotë kurrësesi që ata nuk e shijuan raportin.

Miti: Sa më i madh penisi aq më e madhe kënaqësia

E vërteta: Pjesa më e ndjeshme e vaginës ka një hapje rreth një apo dy gisht, kështu që edhe një penis i vogël mund ta bëjë për së mbari punën e tij.  Kënaqësia seksuale varet më shumë nga mënyra se si partnerët ndihen. Gjithashtu ngacmimi i zonave endrogjene të cilat kanë një ndjeshmëri të lartë është çelësi i një përjetimi më të thellë.

Miti: Burrat urrejnë t’u bëjnë seks oral grave.

E vërteta: Absolutisht e pavërtetë. Burrat vdesin ta bëjnë atë gje; forcon intimitetin dhe në të njëjtën kohë shton kënaqësinë për të dy.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media