Momenti i tmerrshëm kur një grua goditet nga rrufeja – VIDEO

0-19.jpg

Një grua braziliane është goditur nga rrufeja në një plazh pranë Sao Paulos.

Videoja tregon gruan duke ecur përgjatë bregut të detit, në një ditë me shi, kur rrufeja e godet. Ajo menjëherë rrëzohet në tokë.

Personi i goditur është identifikuar si 25-vjeçarja Taline Campos, nga Guaruljos, një qytet në Sao Paulo.

Aktualisht, ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Komentet
Top