“Monstra” ruse, mbi 900 akuza për përdhunime!

viktor-lishavsky.png

Më shumë se 900 akuza për përdhunim dhe veprime seksuale me dhunë rëndojnë mbi një 37-vjeçar rus.

Mediat ruse shkruajnë se Viktor Lishavsky abuzonte me 5 nxënëse nën 13 vjeç për të cilat ishte kujdestar ligjor, ndërsa i trajtonte si “skllave seksuale”.

“Monstra” rus është vënë në pranga gjatë qershorit të vitit të kaluar, por vetëm së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga krimet e tij.

Gjatë ditës, 37-vjeçari punonte në një dyqan këpucësh, ndërsa natën ai abuzonte sistematikisht me vajzat adoleshente për një periudhë gati 5-vjeçare, thuhet në raport.

Komentet
Top