Loading...

Mos zhvillimi ekonomik do ta shuajë R. e Maqedonisë veriore

thumbnail_FOTO-NEXHAT.jpg

Nexhat Bexheti

Definitivishtë duhet të binden qytetarët e R. së Maqedonisë Veriore se qeveria nuk posedon program progresiv për dalje nga kriza ekonomike.

Deri më tani qeveria ka ushqye iluzione të gabuara se spontanisht do tejkalohet kriza ekonomike. Ekonomia bënë pjesë në shkencat ekzakte , zhvillohet nga ligjet strike , apo me parime të cilat kërkojnë parakushte paraprake, të zbuluara nga ekspertët e verifikuar në lëmine e programeve zhvillimore ekonomike.

Ekonomia nacionale nuk zhvillohet për hatër apo për dëshirën e premierit,ajo kërkon përkushtim nga persona të thirur, në njohjen e fenomeneve ekonomike. Në resorët për ekonomi në R. e Maqedonisë Veriore me sa duket nuk janë zgjedhur ekspertë të ekonomisë, thirremi nga rezultatet e FMN-së ku u publikua se R.e Maqedonisë Veriore ka borxh publik mbi 50% të BPV, ky parametër është tepër shqetësues sepse kjo e çon shtetin drejtë bankrotit, me pasoja shkatërruese për ekzistimin e shtetit. Këto të dhëna na bindin se në qeveri mungojnë ekspertët e ekonomisë, jashtë qeverisë ka shumë ekspertë të ekonomisë të cilët gëzojnë reputacion nga puna kreative në lëmin e ekonomisë.

Qytetarëve akoma nuk u është prezantuar program shpresëdhënës për dalje nga kriza ekonomike, prezantimi i rrogës mesatare 500 euro, nuk është i realët, është vetëm kamuflim për t’a ngritë shpresën te qytetarët me prapavijë që mos të protestojnë sindikatat e punëtorëve. Sepse kur vihen në kombinatorikë edhe rrogat e funksionarëve dhe të punësuarve nëpër kompanitë, në pronësi të shtetit menjëherë vijmë te rezultati i rrogës mesatare 500 euro. Këtu nuk ka të bëjë fare ndonjë sukses i zhvillimit ekonomik, kjo ka qenë gjithmonë edhe nga qeveritë tjera. Ky propozim do ishte i pranushëm kur do thuhet se rroga minimale të bëhet 500 euro, e jo rroga mesatare, atëherë do ishte reale dhe e pranueshme si sukses i programit progresiv ekonomik.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media