Mot me shi dhe me erë të dobët

shi.jpg

Maqedoni

Sot moti është me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme, posaçërisht në pjesët jugore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore. Nga fundi i ditës nga perëndimi vranësirat do të pakësohen.

Temperatura do të lëvizë prej 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të arrijë deri 12 gradë.

Në dy ditët e ardhshme do të ketë stabilizim të kalueshëm të motit, ndërsa për fundjavë pason periudhë e ndryshueshme me vranësira dhe me shi.

Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë të ditës së sotme mbi vendin tonë priten të bien reshje shiu, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim të vendit reshje mund të ketë edhe ditëve tjera.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.

Komentet
Top