Moti gjatë kësaj jave në Maqedoni dhe Kosovë

temp.jpg

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare.

Në orët e mëngjesit, nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullave të dobëta.

Nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurta të shiut.

Temperatura maksimale do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Të martën dhe të mërkurën do të ketë reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm, në disa vende reshjet përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperaturat e mëngjesit do të rriten dhe kudo do të jenë nën zero.

Kosovë

Gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira , intervale me diell dhe me reshje lokale të shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet parashihen të bien të mërkurën por që në veriperëndim dhe perëndim të vendit reshje mund të ketë edhe ditëve tjera.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.

Komentet
Top