Loading...

Moto GP: Triumfon Dovizioso

dovi.jpg

Andrea Dovizioso fiton Çmimin e Madh të Katarit, i pari për Botërorin e Vitit 2018 në Moto GP. Piloti italian i Ducatit merr 25 pikët e para dhe hedh që në fillimin kandidaturën për triumfin final.

Dovizioso ishte i jashtëzakonshëm në spritnin final, duke i bërë një surprizë të hidhur spanjollit Marc Marquez të Hondas për vetëm 3 të mijtat.

Zhvilloi një gare të madhe edhe Valentino Rossi, që e kaloi i treti vijën e finishit, ndërsa më pas njëri pas tjetrit mbëritën Crutchlow, Petrucci e Vinales. Vetëm vendi i 8-të për Zarco, që në provat zyrtare fitoi “pole position”. I pafat piloti tjetër i Ducatit, Jorge Lorenzo, që u rrëzua gjatë garës pa mundur të vijojë atë.

Komentet
Top