Mou me kontrate te re – ja edhe sa vjet ne United

auto_JoseMourinho-EL-e1495660440978-780x4391495683228.jpg

Jose Mourinho është shumë afër që të nënshkruajë kontratë të re me klubin e Manchester Unitedit.

Sipas The Sun, United duan ta ‘lidhin’ Mourinhon me një kontratë të re që vlen për pesë vite.

Ai pritet të paguhet për këto pesë vite 72 milionë euro.

Këtë kontratë është gati ta nënshkruajë edhe trajneri që do të lidhet me klubet edhe për shumë vite, një rekord në karrierën e tij.

Mourinho që aktualisht është 54 vjeç, është trajneri më i paguar në botë së bashku me atë të Manchester City, Pep Guardiolan, pasi të dy fitojnë nga 250,000 funte në javë.

Paga e tij do të jetë e njëjtë, por ai do të ketë bonuse të majme për çdo trofe që fiton.

Detajet finale të kontratës pritet të mbyllen në ditët në vijim.

Komentet
Top