Mourinho dëshiron me çdo kusht lojtarin e Realit

José_Mourinho.jpg

Jose Mourinho si duket nuk do të ndalet deri sa të arrijë qëllimin e tij: të transferojë Gareth Bale në Manchester United.
Trajneri portugez nuk arriti që këtë verë të bëjë ëndërrën e tij realitet por këtë do të vazhdojë ta provojë në vitin e ardhshëm(2018).
Sipas gazetës angleze ‘The Sun’, Mourinho i ka treguar pronarëve të klubit anglez se e dëshiron me çdo kushttransferimin e Uellsianit tek Djajtë e Kuq në sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e skuadrës angleze janë të bindur se me një ofertë rreth 100 milionë euro do të bindin Madrilenët të mendojnë në shitjen e Bale pasi ai në kohën e fundit nuk është në formën e tij më të mirë.
Gjithashtu ata besojnë se performancat e mira nga Isco dhe Asensio do të jenë një faktor që Bale mund të largohet nga klubi Madrilen dhe të transferohet tek skuadra e Mourinhos.

Komentet
Loading...
Top