Mozzik e Getinjo largohen nga ‘On Records’, ‘kërcënon’ ish-menaxheri

auto_asdasd1515577384-800x450.png

Reperët kosovarë Getinjo dhe Mozzik nuk do të jenë më anëtarë të labelit ‘On Records’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mozzik nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, duke njoftuar se më nuk do të jenë pjesë e ‘OnRecords’, shkruan gazetametro.net.

“Njerez te dashur, deshtem me ju informu qe une Mozzik dhe vëllai im Getinjo nuk jemi me pjese e On Records. Kenget e tona jan fshi nga kompania ne fjale, i falenderojm per punen e perbashket gjate ketyre viteve”, shkruan Mozzik në postimin e tij.

Por, menjëherë pas këtij njoftimi, ka reaguar menaxheri i tyre duke thënë se dy vëllezërit u larguan pa arsye, ndërkoohë që ka paralajmëruar se do të përballen me gjyq.

Mehmet Elshani ka thënë se ‘On Records’ ka investuar qindra mijëra euro dhe sipas tij nuk është në rregull të largohen pasi u bën të famshëm.

‘I bëmë të famshëm nga 0 dhe kemi investuar qindra mijëra euro. Ata kanë pasur kontratë me On Records, do të përballen me gjyq’, ka thënë ai

Komentet
Top