Na pret ndeshje e nxehtë sot

foto-2-13.jpg

Kupa e Italisë ofron një finale të parakohshme Juventus – Inter në gjysmëfinale të kompeticionit, ku përplasen dy emra të mëdhenj të futbollit italian, dy formacione që edhe në Serinë A rivalizojnë për kreun e renditjes bashkë me Napolin dhe Fiorentinën.
Në orën 20:45, në Juventus Stadium, luhet akti i parë i një përballje që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione për vetë rivalitetit që ekziston mes dy skuadrave. Trajneri i bardhezinjve Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp një dytë para ndeshjes, u kërkon futbollistëve të tij të mos mendojnë për atë që kanë arritur deri tani. Ndaj zikatërve, do të ketë rotacion skuadër, Khedira dhe Zaza mbeten jashtë, ndërsa Hernanez pritet të zërë vendin e Marccisios, ndërsa në sulm Morata mund të aktivizohet që nga minuta e parë përkrah Dybalas.
“Kupa e Italisë është një kompeticion që për ne vlen shumë. Finalja mbetet një objektiv i rëndësishëm si për ne edhe për Interin. Skuadra e Mancinit do të bëjë gjithcka për t’u kualifikuar. Ata nuk janë në vështirësi madje mbeten në garë për titullin.”
Ruan qetësinë para përballjes së Torinos edhe Roberto Mancini i Interit. Trajneri ziklatër kërkon të hedhë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit që në takimin e parë.
“Është normale që në gjysmëfinale të përballesh me një kundërshtar shumë të fortë. Kualifikimi do të vendoset pas 180 mniuta lojë, ndaj është shumë e rëndësishmë që të marrim rezultat pozitiv që në takimin e vajtjes. Do të ketë ndonjë ndryshim në formacion, sepse po luajmë cdo tri ditë. Juventusi ka rikuperuar shumë pikë në kampionat dhe po kalon një formë shumë të mirë. Duhet të djersijmë shumë për të arritur finalen”.
Në kampin zikaltër mbetet shqetësuese gjendja e Ivan Perisic, i cili gjatë stërvitjes ka përdredhur kaviljen, por më pas ka mundur të ecë normalisht. Gjithsesi aktivizimi ose jo i tij do të vendoset në momentin e fundit.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top