Loading...

“Nacisti” dënohet me 6 vjet burg në Kosovë për krimin në Tetovë

jakupi_5595.jpg

Dje një trup gjykues i Gjykatës Themelore në Gjilan, në përbërje nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor, me Aktgjykimin PKR 135/15, pas seancës se këshillimit dhe votimit, e shpalli fajtor të pandehurin Lirim Jakupi, për një vepër penale të vrasjes së rëndë në tentativë, , në lidhje me incidentin e të shtënave me armë në Tetovë kundër policisë maqedone më 24 dhjetor 2004.

Gjatë këtij incidenti, ka mbetur i vrarë një student-shtetas kosovar, si dhe një polic maqedonas është plagosur rëndë.

Për këtë vepër u dënua me 6 vite burgim efektiv. Paraburgimi i është vazhduar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Po ashtu, lidhur me incidentin e të shtënave me armë kundër policisë maqedone, me datë 24 dhjetor 2004 në Tetovë, i pandehuri u lirua nga vepra penale sulm kundër personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në bashkëkryerje sepse kjo vepër penale është konsumuar nga vepra penale e vrasjes së rëndë në tentativë për të cilën i pandehuri u dënua.

Ndërsa, për veprën penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve në bashkëkryerje, i pandehuri u lirua për paragrafin 1 të nenit 328 (përdorim të armës), për shkak se kjo pikë u konsiderua si e konsumuar nga vepra penale e vrasjes së rëndë në tentativë për të cilën u dënua, ndërsa sa i përket paragrafit 2 (posedim të armës) të të njëjtit nen, kjo u refuzua sepse kjo pikë u gjet se është e përfshirë me Ligjin për Amnisti, dhe për paragrafin 3 nga neni 328 i pandehuri u lirua, sepse nuk u provua që këtë vepër ta ketë kryer duke përdorur një sasi të madhe te armëve.

Me të njëjtin aktgjykim, i pandehuri Lirim Jakupi, në mungesë të provave, është liruar nga vepra penale lidhur me incidentin e të shtënave me armë kundër policisë maqedonase mw 15 shtator 2004 në Shkup./Kosovapress

Komentet

Leave a Reply

Top