Loading...

Naser Selmani: Kujdes nga qentë kriminel të BDI-së që na erdhën nga mali – VIDEO

slika-2.jpg

Naser Selmani kryetari i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni i cili kohë më parë u kërcënua nga familja e Beqir Asanit ka deklaruar sot në protestën e gazetarëve që po zhvillohet në këto momente në Shkup me moton “Edhe ne jemi kopil” si kundërpërgjigje ndaj deklaratës të Beqir Asani për një portal maqedonas ku ai sërish e ofendoi gazetarin Naser Selmanin me fjalën kopil, transmeton Shqipmedia.

Naser Selmani ka deklaruar se Bekir Asani & co vazhdojnë të kërcënojnë familjen e tij. Ata janë qenë dhe duhet të lidhen që mos na kafshojnë sa nuk është vonë i ka thënë ministrit Robert Popovski që ishte i pranishëm në protestë.

Naser Selmani ka folur para të pranishmëve dhe ka thënë se askush mos frikësohet nga kriminelët e BDI-së që dje erdhën nga fshati se s’kishin bukë të hanë dhe u pasuruan brenda natës nga gjaku i derdhur i shqiptarëve (shënim i ynë: duke aluduar në Beqir Asanin & co i cili në 2001 ka zbritur nga fshati malor Tanusha e Shkupit ku deri para 2001 ka punuar si sharaxhi drunjëve). Shqipmedia

Komentet
Top