Loading...

Nata sjell një qetësi të çuditshme tek refugjatët në Idomeni

thumbs_b_c_f5a0e40a5ac323623e2d1bbba9c2b79e.jpg

Gati 15 mijë refugjatë vazhdojnë të mbeten të bllokuar brenda dhe rreth Qendrës për pritjen të refugjatëve në Idomeni, ndërkohë që kushtet themelore të jetesës vazhdojnë të përkeqësohen, ndërsa refugjatët vazhdojnë të shpresojnë se do të vazhdojnë udhëtimin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Situata në Idomeni u përkeqësua edhe më shumë pas reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme. Gjendja e refugjatëve gjatë ditës është kaotike, mirëpo nata sjell një qetësi të çuditshme, tenda dhe toka e mbushur me ujë dhe baltë, ndërsa qielli i mbushur me tym nga djegia e drunjve të zjarrit.

Organizatat humanitare që veprojnë në Idomeni përpiqen që t’u sigurojnë kushtet themelore të jetesës, mirëpo theksojnë se është e pamundur që të kujdesen për një numër kaq të madh të refugjatëve.

Refugjatët presin me orë të tëra për të marrë një kafshatë bukë apo për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë një pjesë tjetër e refugjatëve të vendosur jashtë kampit, veçmë janë dorëzuar dhe përpiqen që vetë të gatuajnë ushqimin dhe të kujdesen për fëmijët e tyre në këto netë të ftohta.

Anëtare e organizatës “Mjekët pa Kufij”, Angeliki Kozmadopulu duke veçuar se numri i fëmijëve në Idomeni është rreth 5 mijë, theksoi se në ditë u jepet ndihmë mjekësore rreth 200 fëmijëve.

“Unë këtu punoj tetë orë në ditë dhe gjatë kësaj kohe në tendën tonë vijnë vetëm fëmijë. Sëmundjet që më së shumti paraqiten janë ato të frymëmarrjes, dhimbjes së stomakut, të ftohjes, djegiet, si dhe trauma të vogla”, u shpreh Kozmadopolu.

Nga mëngjesi i ditës së djeshme, Maqedonia ka mbyllur kufirin e saj për refugjatët dhe që nga ajo kohë nga Greqia në Maqedoni nuk ka kaluar asjnë refugjat.

Mirëpo, refugjatët vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të pikës kufitare me dokumente në dorë, duke shpresuar se do t’u jepet leje për të vazhduar udhëtimin e tyre. Ata theksojnë se do të vazhdojnë të presin për të kaluar në kufi, pasi që prapa nuk kanë se ku të kthehen.

Komentet

Leave a Reply

Top