Natë shqiptare në MTV

0-100.jpg

“MTV European Music Awards” u shndërrua këtë herë në mbrëmjen e shqiptarëve. Rita Ora pushtoi skenën si prezantuese e ceremonisë së shumëpritur, Dua Lipa fitoi çmimin e madh te “Artistes më të mirë të re”, ndërsa Ermal Meta mori çmimin e “Veprës më të mirë italiane”.

Shqiptarët nuk kishin parë një MTV EMA më të mirë se kaq. Rita Ora tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e veçantë në skenën e madhe të “Wembley”-t, ku u shfaq vetëm me peshqir, e më vonë, ndërroi disa veshje e në këtë mënyrë, e mbajti gjithë kohën gjallë kureshtjen e publikut. Shqiptarja nga Kosova praktikisht e elektrizoi eventin dhe u lavdërua lart si për mënyrën sesi drejtoi mbrëmjen, ashtu dhe performancën e saj. Rita, e thënë me pak fjalë, shkruan shtypi britanik, ishte njeriu i duhur për këtë ceremoni.

Dua Lipa, nga ana tjetër, mori një vlerësim që vjen pas suksesit te hitit të saj “New Rules”, i cili ka arritur më shumë se gjysmëiliardi klikime vetëm në “YouTube”. Këngëtarja kosovare nuk ishte e pranishme në event për shkak të koncerteve që po zhvillon në Amerikë, por falenderimet e saj për nderimin e bërë i përcolli në “Twitter”.

Komentet
Top