Loading...

NATO, si funksionon aleanca më e fuqishme ushtarake në botë

20130220_130220-cfi_rdax_775x517.jpg

E formuar në vitin 1949 për t’iu kundërvënë zgjerimit komunist të post-luftës, duke qenë se Bashkimi Sovjetik synonte ta zgjeronte influencën në Evropë, NATO është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes në botë.

Tradicionalisht ajo ka theksuar qëllimin kryesor e të qenit “një roje e lirisë, trashëgimisë së përbashkët dhe civilizimit” të anëtarëve duke promovuar “stabilitet dhe mirëqenie në zonën e Veri-Atlantikut”.

Vendet anëtare pranojnë faktin se një sulm i armatosur ndaj njërit do të konsiderohet si sulm ndaj gjithë vendeve dhe ato do vijnë në ndihmë të njëri-tjetrit.

15224872383_e359e17c19_kKrijimi

Fillimisht e përbërë nga 12 vende, organizata u zgjerua për të përfshirë Greqinë dhe Turqinë në vitin 1952, si dhe Gjermaninë Perëndimore në vitin 1955.

Sidoqoftë, si atëherë si tani aleanca është dominuar ushtarakisht nga SHBA.

Në vitin 1955 Bashkimi Sovjetik krijoi një kundër-aleancën e “Traktatit të Varshavës”, i cili u shfuqizua menjëherë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u bënë vendet e para të ish-Traktit të Varshavës që u bënë anëtare të NATO-s në vitin 1999. Hapi tjetër historik ndodhi në vitin 2004, kur Estonia, Letonia dhe Lituania, ish-republika të Bashkimit Sovjetik, së bashku me Slloveninë, Sllovakinë, Bullgarinë dhe Rumaninë u bënë pjesë e NATO-s në një ceremoni në Uashington.

Ndërkohë që Shqipëria dhe Kroacia ia dolën të bëhen anëtare të NATO-s në prill të 2009-ws.

Zhvillimi

rts53r1NATO u krijua pas Luftës II Botërore në një atmosferë ankthi, veçanërisht ndaj zgjerimit sovjetik në Evropë.

Rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 e si pasojë dhe shpërbërja e Paktit të Varshavës e la NATO-n pa një qëllim të qartë.

Në fund të vitit 1995 për herë të parë ajo organizoi një Forcë Shumëkombëshe Implementimi (Ifor), nën mandatin e Kombeve të Bashkuara për të implementuar aspektet ushtarake të marrëveshjes së paqes boshnjake.

Në vitin 1999 aleanca ndërmori një fushatë 11-javore sulmesh ajrore ndaj Serbisë për të nxjerrë forcat serbe nga Kosova.

Sulmet ishin veprimet më të mëdha ushtarake që kishte ndërmarrë ndonjëherë NATO dhe për herë të parë përdori forcën ndaj një shteti sovran pa aprovimin e OKB-së. Në vitin 2003 NATO mori veprime jashtë Evropës për herë të parë kur ndërmori komandën e forcave paqeruajtëse në kryeqytetin afgan, Kabul.

ÇFARË BËN NATO?

160415150029-nato-soldiers-780x439NATO është e angazhuar për mbrojtjen e anëtarëve të saj, nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Ajo inkurajon gjithashtu këshillimin dhe bashkëpunimin me vendet që nuk marrin pjesë në NATO në një shkallë të gjerë të fushave që kanë të bëjnë me sigurinë, si reforma e mbrojtjes dhe ruajtja e paqes. Nëpërmjet diskutimeve të saj dhe partneriteteve, NATO-ja kontribuon që të parandalojë konfliktet brenda dhe jashtë kufijve të vendeve anëtare. Ajo nxit vlerat demokratike dhe është e angazhuar për zgjidhjen në mënyrë paqësore të mosmarrëveshjeve.

Në qoftë se përpjekjet diplomatike dështojnë, ajo ka kapacitetin ushtarak të nevojshëm për të ndërmarrë administrimin e krizës dhe operacionet për ruajtjen e paqes, vetëm ose në bashkëpunim me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.

NATO ka gjithashtu një dimension të tretë i cili qëndron në veprimtari në fushën e planifikimit të gjendjes së jashtëzakonshme (emergjencës) civile, duke ndihmuar aleatët dhe partnerët për t’i bërë ballë katastrofave, ashtu si edhe për të nxitur bashkëpunimin në fushën e shkencës dhe të ambientit.

SI FUNKSIONON NATO?

Çdo vend anëtar ka një delegacion të përhershëm në selinë politike qendrore të NATO-s në Bruksel.

Ai është i kryesuar nga një ambasador i cili përfaqëson qeverinë e tij në konsultimet e Aleancës dhe në procesin e marrjes së vendimeve.

Këshilli i Atlantikut të Veriut është organizmi më i rëndësishëm për marrjen e vendimeve politike brenda Organizatës.

20081117_040209-consensus_rdax_775x505

Ai takohet në nivele të ndryshme dhe kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i cili ndihmon anëtarët që të arrijnë marrëveshjet sipas çështjeve kryesore. Të gjitha vendimet brenda secilit nga komitetet e NATO-s bëhen nëpërmjet konsensusit. Pra një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit të përgjithshëm të të gjithë vendeve anëtare.

NATO ka shumë pak forca të përhershme, të vetat.

Kur vendoset të bëhet një operacion nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, anëtarët japin kontributin e tyre në forca mbi bazë vullnetare. Këto forca kthehen në vendet e tyre menjëherë sapo përfundohet misioni. Ky është roli i strukturës së komandës ushtarake, të bashkërendisë dhe të drejtojë këto operacione.

Kjo strukturë gjendet në selinë qendrore dhe në bazat e vendosura në vendet e ndryshme anëtare.

Aktivitetet e përditshme të NATO-s, strukturat civile dhe ushtarake dhe programet e investimit për sigurinë, financohen nëpërmjet buxheteve të përbashkëta, për të cilat qeveritë anëtare kontribuojnë në pajtim me një formulë shpenzimesh të vendosur bashkërisht.

Komentet

0 thoughts on “NATO, si funksionon aleanca më e fuqishme ushtarake në botë”

  1. ardian says:

    Kimi ka te drejt shume ,por cka tu besh edhe studenteve qe e kane shite edhe me pare te drejten e tyre per te protestuar qe ne kohen e zgjedhjeve ku partia ne pushtet u ofronte madje edhe nota te mira poqese votojne kete parti….Po me mire te mos protesojne se duhet te mbyllet krejt se edhe rektor pelivani e ka marre naten diplomen dhe ka doktoru si me e rrezu nje dem per toke…..

  2. tetovaa says:

    A thu ka studente ne tetove a?po nuk mundet te protestoish kur edhe kta student aspiroin te marin diplomat sikur profesoret e vet.o kim ketu kemi rini me indeksa jo student.

  3. flej flej says:

    shoqeri e qelbur,na shkateruan ardhmerin kto pehlivana analfabet

  4. kalaja says:

    ne protesta duhet te dalin femijt e fushnjoreve e ateher ndoshta dote ket kuptim cdo protest por kur dalin ne protesta stgudentet(profesionistet e humbjes se kohest kot e kot) dhe profesoret e tyre(qe frogohen e turperohen per titullin profesor) ateher ka vetem nje rezultat primitzmi ngrihet ne shkalle te intelektualeve te falsifikuar,prandaj keteu duhet nje prerje defenitive ne gjuhen popullore e njohur si synet e ndoshta me generatat e reja dote dalin arsimtar,pedagog dhe profesor te shkolluar e te pregatitur.deri ateher naten e mire ju udhetar te rugeve te qytetit te humbur.

Top