Loading...

“NB Company” nuk pastron rrugën, vetura e tetovarit rrëshqet në kanal

50218043_2558504590832572_7211751797998747648_n.jpg

Edhe sivjet, si disa vite të fundit me radhë, tenderin e vlefshëm 1 milionë e 500 mije euro për pastrimin e rrugëve të Maqedonisë nga bora, e ka fituar kompania nga Tetova “NB Trans” degë e firmës NB Company. Kajnë qejf ti marin milionat a skajnë kapacitet të përballen me borën. Ato janë paret tona.

Në magjistralen Gostivar-Tetovë rreth orës 17:40 ka rrëshqitur nga rruga një vetur e tipit Opel Corsa me targa të Tetovës, duke përfunduar në një kanal në afërsi. Informatat e para flasin se shkaqet kanë qenë mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës si dhe terrenet e rreshqitshme nga temperaturat e ulta. Fatmirësisht pasjoa në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet janë vetëm të natyrës materiale. Detajet rreth këtij rasti do t’i paraqesë policia, pasi të përfundojë hetimet në vendin e ngjarjes.

fotot: tv2

Komentet
Top