Loading...

NBA, Lebron dhe Cleveland spektakël para çiftit mbretëror

015.jpg

Në Barclays Center të Brooklynit, përvec lojës së mrekullueshme të Cavaliers tërhoqi vëmendjen cifti mbretëror Williams dhe Kate.

Cleveland Cavaliers kaluan me lehtësi Brooklyn Nets në Barclays Center, duke e mposhtur me lehtësi skuadrën njujorkeze me rezultatin 110-88 në prani të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, që ndodhen për një vizitë treditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një trepikësh i Deron Williams i dha avantazhin 10-4 Netsvave në fillim të periodës së parë, që u mbyll në avantazh të Brooklyn 25-22, pasi Kevin Love e shkurtoi diferencën me një gjuajtje për tri pikë. Love realizoi në total 19 pikë si dhe kontrolloi 14 topa nën tabelë. Dion Waiters, i cili rezultoi më i miri me 26 pikë në tolat, e shkurtoi diferencën në 34-33 në periodën e dytë, me pjesën e parë që u mbyll 50-51 në favor të Cleveland. LeBron James, i cili nuk ishte në ditën e tij më të mirë, realizoi në total 18 pikë, duke i dha avantzhin 59-53 miqve në periodën e tretë, në fund të së cilës diferenca shkoi në 18 pikë. Në periodën e fundit Cavaliers nuk e vunë në asnjë momentne dyshim fitoren, duke realizuar në total 110 pikë, ndërsa Brooklyn, nuk shkoi më shumë se 88 pikë.

Në Barclays Center të Brooklynit, përvec lojës së mrekullueshme të Cavaliers tërhoqi vëmendjen cifti mbretëror Williams dhe Kate, të cileve iu bashkua edhe Beyonce dhe Jay-Z.

Në takimet e tjera të mbrëmjes u arritën këto rezultate: Indiana Pacers – Atlanta Hawks 92 – 108, Washington Wizards – Boston Celtics 133-132, Toronto Raptors – Denver Nuggets 112 – 107, Minnesota Timberwolves – Golden State Warriors 86 – 102, Sacramento Kings – Utah Jazz 101 – 92 dhe Los Angeles Clippers – Phoenix Suns 121 – 120.

Komentet

Leave a Reply

Top