Loading...

Nderkombëtaret të shqetësuar nga vendimi i Ivanovit për faljen

bejli-orav-620x330.jpg

Misionet e huaja në vend, të cilat prej më shumë se 1 vit tentonin të lehtësonin krizën, kanë shprehur habi nga vendimi drastic i kreut të shtetit. Pavarësisht se në reagimet e tyre kërkohej sqarim shtesë, SHBA-ja dhe Britania thanë se vendimi është shumë shqetësues për demokracinë e vendit.

“Po kërkojmë detaje dhe sqarime të mëtejshme. Deklarata e presidentit gjithsesi ngre shqetësime serioze rreth angazhimit të Maqedonisë për mbisundimin e të drejtës”, theksuan nga Ambasada e SHBA-ve.

Reagim thuajse i ngjashëm edhe nga Ambasada Britanike.

“Deklarata e presidentit gjatë pasdites duhet të sqarohet. Për sa kohë që vendimi për të falur politikanë, vlen edhe për hetimet ndaj akuzave të paraqitura në materialet e përgjuara, kjo do të ishte shumë shqetësuese. Hetimi i plotë i këtyre akuzave dhe procesi i duhur ligjor, janë elemente thelbësore nga Marrëveshja e Përzhinës. Si të tilla, ato janë të rëndësishme për cdo zgjidhje reale të krizës aktuale politike”, njoftojnë nga Ambasada e Britanisë.

Edhe ndërmjetësi belg Piter Vanhojte shkruante në llogarinë e tij në tuiter se me këtë deklaratë të presidentit janë rrënuar vlerat themelore të BE-së.

“Vlerat themelore të BE-së morën fund. Nuk ka demokraci pa ato”, u shpreh Pitter Vanhojte.

Po ashtu, në një tjetër mesazh të mëvonshëm, duke ilustruar qëndrimin e tij me dicitura të vendosura në foto me mace, Vanhojte shkruante:

“Nuk ka më llogaridhënie për bosët. Lamtumirë Maqedoni, një vend pa drejtësi. Ky është fundi i ëndrrës për integrim në BE. Vetëm njerëzit mund të kthejnë të ardhmen evropiane”.

Deri tani nuk ka ende reagim zyrtar nga Komisioni Evropian apo euro-eputetët dhe raportuesit për Maqedoninë.

Aksioni i presidentit Ivanov nuk është në harmoni me njohuritë e mija për shtetin juridik. Duke patur parasysh këtë zhvillim, kam dyshime serioze nëse do të jenë të mundura zgjedhjet kredibile, ka shkruar eurokomisari Johanes Han ne Twiter, transmeton gazeta “Lajm”.

“Ky ëhstë rezik serioz për ardhmërinë euroatlantike të shtetit. Demokraci, do të thotë kompromis në funksion të qytetarëve. I ftojë të gjitha partitë politike, që të kthehen në tavolinën e bsedimeve dhe të vazhdojnë me punën e reformave”, ka shkruar Han ne Twiter,

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media