Ndodh në Shqipëri: Helikopteri në fushë, ndërpritet ndeshja e futbollit

Butrinti-470x262.jpg

Është duke u luajtur në Sarandë ndeshja e Kategorisë së Dytë mes Butrintit dhe Gramozit të Ersekës. Në minutën e 25-të, me urdhër nga Policia e Shtetit ndeshja është ndërprerë për disa minuta, pasi në fushën e blertë është ulur një helikopter për të transportuar një të sëmurë drejt Spitalit të Tiranës.

Helikopteri ka qëndruar në fushën e lojës për afro 10 minuta. Pas këtij momenti ndeshja ka rifilluar normalisht.

Komentet
Loading...
Top