Loading...

Ndotja e Tetovës – emision në Al Jazeera Balkans

10425862_10153194624265769_3112909602802693914_n.jpg

Emisioni KONTEKST që emetohet në Al Jazeera Balkans çdo mbrëmje, në edicionin e ditës së martë, 20 Janar 2015 ka patur temë diskutimi ndotjen e ajrit në Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë, transmeton ShqipMedia.

Të ftuar në emision kanë qenë drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë, dr. Branislava Matic Savicevic nga studio në Beograd, udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare Eco Guerilla, Arianit Xhaferi nga studio e Shkupit, dhe në studion qendrore në Sarajevë ka qenë këshilltar i i Ministrit të Mjedisit të Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Sulovic.

Tema e diskutimit ka qenë ndotja e ajrit në Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë, kush janë fajtorët dhe përgjegjësit, statistikat për nivelin e ndotjes dhe sëmundjet e ndryshme që shkaktohen si dhe masat që duhen ndërmarrë për të parandaluar ndotjen e ajrit në të ardhmen.
Për dallim nga Maqedonia ku lëvizja Eco Guerilla po bën aktivitete për të ngritur vetëdijen qytetare, fqinjët tanë veriorë dhe boshnjakët nuk kanë ngritu zërin për të shpëtuar nga ndotja. Një tjetër informacion i rëndësishëm është se Bosnja dhe Serbia kryesisht vuajnë nga ndotja që shkaktohet nga djegia e qymyrit apo veturat e shumta në komunikacion, përderisa problemi në Tetovë (dhe në Maqedoni në përgjithësi) ndërlidhet me industritë e rënda të cilët nuk po vendosin filtrat ekologjikë.

ShqipMedia do ju sjellë videon e plotë të emisionit gjatë ditëve në vazhdim.

Arianit Xhaferi, udhëheqësi i "Eco Guerilla"

Arianit Xhaferi, udhëheqësi i “Eco Guerilla”

Komentet

Leave a Reply

Top