Loading...

Ndryshime kadrovike në Policinë e Tetovës, emërohet shef i ri – FOTO

31292696_10215967803769009_2068525218338439168_n.png

Sektori për punë të brendshme në Tetovë njofton për ndryshimet e reja kadrovike që kanë ndodhur sot. Kështu që në vend të Agim Sulejmanit që ishte deri sot komandant i stacionit të policisë së uniformuar në Tetovë është emëruar Jetmir Abazi i cili deri sot kishte ushtruar postin e zv/komandantit të stacionit policor në Kodrën e Diellit në Tetovë.

Jetmir Abazi është nga fshati Rasadisht i Tetovës. Ky emërim i tij është ngritje në karierën e tij profesionale në këtë ministri.

Shqipmedia

Komentet
Top