Loading...

Në Agjencinë për Komunikime Elektronike punojnë vetëm 8 shqiptarë ose 5.79 %

0166.jpg

Të dhënat zyrtare të Agjencisë thonë se prej 138 të punësuarve, mezi gjejnë vend 8 shqiptar që punojnë si referentë e bashkëpunëtorë të ndryshëm në nivele më të ulëta

Të punësuarit shqiptar në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) vazhdojnë të numërohen në gishta. Sipas të dhënave të siguruara nga Alsat-M, në këtë dikaster numri I përgjithshëm i shqiptarëve nuk arrin as numrin 10.

Nga ky Institucion vërtetojnë të dhënat e siguruara, por sipas tyre, agjencia nuk është e obliguar ta respektojë ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Punësimi dhe shpërndarja e të punësuarve në sektorët profesionale të Agjencisë, për momentin po bëhet në bazë të Ligjit për Marrëdhënie Pune sipas të cilit, Agjencia nuk është e obliguar që të vejë në përdorim parimin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të përfaqësuesve të bashkësive’, thuhet në njoftimin e AKE-së.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë thonë se prej 138 të punësuarve, mezi gjejnë vendin 8 shqiptar që punojnë si referentë e bashkëpunëtorë të ndryshëm në nivele më të ulëta. Kjo përbën 5.79% të punësuarve. Përjashtim bën një post i vetëm udhëheqës në sektorin për punë juridike.

Numri i të punësuarve në AKE 138/8 shqiptar

Poste udhëheqëse 30/1 shqiptar

Poste jo udhëheqëse 108/7 shqiptar

Kryetari i komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike, organ ky që emërohet nga Kuvendi i Maqedonisë, është gjithashtu maqedonas, në këtë komision zë vend vetëm një shqiptar. Pikërisht ky komision bën edhe sistematizimin e agjencisë, ku nuk është i paraparë posti i zv/drejtorit. Alsat-M edhe kohë më parë alarmoi për përqindjen e ulët të shqiptarëve në këtë agjenci por nga ky dikaster refuzonin të dilnin me të dhëna duke përcjellë përgjegjësinë prej një të punësuari në tjetër.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media