Loading...

Në BDI-në e Koroshishtit sërish dështon procesi zgjedhor

koroshishta-2-485x250.jpg

Takimi kordinativë në funksion të organizimit të zgjedhjeve në Këshillin Vendor të fshatit Koroshishtit ka kaluar në një atmosferë të tensionuar ku nuk ka munguar edhe përplasja verbale.Burime nga ky takim për ‘’Strugalajm.com’’thonë se deri te kjo situatë ka ardhur si rezultat i qëndrimeve të kundërta që janë shfaqur ndërmjet vet anëtarëve Komisionit Verifikues dhe grupit të punës për organizimin e zgjedhjeve në këtë lokalitet.Raportohet se në shkollën e fshatit ku ishte planifikuar të zhvillohen zgjedhjet në KV-në e Koroshishtit ishin grumbulluar më shumë se 70 anëtarë të kësaj partie që ishin në pritje të fillimit të procesit zgjedhor.Pas atij të para disa javëve ky është anulimi I dytë I takimit zgjedhor në KV-në e Koroshishtit si rezultat I paqartësisë dhe kontestimit rreth asaj se kush do të duhet ta ushtroj të drejtën e votës në këtë proces të brendshëm partiak.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media