Loading...

Në Gjermani arrestohen katër punëtorë ilegalë nga Maqedonia

20150223110126301646.jpg

Katër shtetas nga Maqedonia, të cilët kanë qëndruar dhe punuar pa leje përkatëse të rregullta në Bad Neustadt të Gjermanisë, janë arrestuar në Bad Bocklet.
Mëngjesin e së hënës, inspektorati policor në Bad Kissingen kishte pranuar një informatë se në një institucion në Bad Bocklet janë duke qëndruar disa punëtorë ilegalë.
Policia gjermane ka hasur në katër shtetas maqedonas. Identifikimi i tyre ka dëshmuar se ata për rreth dy javë kanë qenë duke punuar për një shtetas bullgar me vendbanim në Gjermani, shkruan „m.mainpost“, përcjellë „Shtegu.com“. Shtetasit maqedonas kanë qenë të angazhuar në punë ndërtimore të ndryshme në një klinikë në Bad Neustadt. Por, të gjitha këto i kanë bërë pa leje qëndrimi dhe pa leje të rregullt pune. Procedura e mëtutjeshme ka vijuar nga Enti i përgjithsëm doganor në Schëeinfurt, në bashkëpunim me Inspektoratin policor në Bad Kissingen.

Komentet
Top