Në Gostivar janë regjistruar dy raste të reja të Sidës

28_03_2016_sida_243683476.jpg

Një grua e moshës prej 50 deri në 59 vjet dhe një burrë i moshës mbi 60 vjeçare janë dy rastet e reja të regjistruara të të infektuarve me HIV në rajonin e Gostivarit, ka informuar dr. Vojisllav Ognjanoski nga qendra për Shëndet publik, në prezantimin e Strategjisë për parandalim, e cila sot u mbajt në Gostivar.

Epidemiologu dhe udhëheqës i Repartit epidemiologjik të Gostivarit dr. Ognjanoski theksoi se këto janë rastet e para me HIV të cilat janë evidentuar në Gostivar pas pesë viteve. Tani numri i tërësishëm i të infektuarve me HIV/AIDS arrin shtatë.

“Këto janë rastet të cilat i regjistruam këtë muaj sipas metodës së testimit vullnetar dhe këshillimit. Mënyra e transmetimit te rastet e reja është heteroseksual. Numri më i madh i të sëmurë dhe infektuarve janë infektuar nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, që është edhe në këtë rast. Paraprakisht kemi pasur edhe rast të bartjes së virusit nga nëna te foshnja. Gostivari edhe më tutje është në qytetet me përhapje të ulët të HIV/AIDS, siç është edhe Republika e Maqedonisë”, tha dr. Ognjanoski.

Që të mbahet numri i vogël i të infektuarve, shtoi, Gostivari është përfshirë në projektin për mbrojtje nga pëhapja e HIV, të financuar nga Fondet evropiane. Që të mbahet numri i ulët i të infektuarve, është përpunuar edhe Strategji lokale për parandalim, e cila sot ishte prezantuar para mjekëve, aktivistëve qytetar dhe punonjësve social.

Rastet e para të të infektuarve me HIV/AIDS në rajonin e Gostivarit ishin regjistruar në vitin 2005.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top