Loading...

Në Kuvendin e Kosovës konsumohen pije të Serbisë

Ndertesa-e-kuvendit-te-kosoves-660x330-650x330.jpg
Pavarësisht vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj Serbisë, mallrat e këtij shteti vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar kishte marrë vendim që për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës të vendos taksë prej 100 për qind, raporton lajmi.net.

Por, pavarësisht këtij vendimi të Qeverisë, në Kosovë mallrat e Serbisë vazhdojnë të jenë prezent.

Të fundit rast që është deklaruar ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, shkruan më tutje lajmi.net.

Është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës konsumohen produkte të Serbisë.

Ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të një pijeje ku shkruan se është e prodhuar në Beograd.

Selimi ka shkruar se pavarësisht vendosjes së taksës ndaj Serbisë, në Kuvendin e Kosovës, po konsumohen lëngje të prodhuara në Beograd.

Postimi i plotë i plotë i Selimit pa ndërhyrje:

Edhe me taksen 100% ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, ne Kuvendin e Kosoves shijohet ky leng i prodhuar në Batajnićka drum ne Beograd.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media