Në Maqedoni do të kthehet sistemi i vjetër i arsimit – VIDEO

21.00-AKTUALE-Eksternja-mban-në-ankth-shkollat..-750x430.jpg

Programi i Kembrixhit në ciklin e arsimit fillor vazhdon të mbetet dilemë e Ministrisë së Arsimit, nëse e njëjta do të shfuqizohet tërësisht ose do të mbetet pjesërisht në procesin edukativo arsimor. Ministrja Renata Deskovska një ditë më parë tha se javën që vjen do të publikohet propozimi I grupit punues që bëri analizat rreth programit në fjalë. Ndërkohë, ish ministri I Arsimit, Nenad Novkovski është I mendimit se programi I Kembrixhit duhet të tërhiqet tërësisht dhe të rikthehet sistemi I vjetër në arsim. Ai madje kundërshton edhe zbatimin e ciklit 9 vjecar që sipas tij është stërngarkim për nxënësit.

Më mirë do të ishte të terhiqen tërësisht ato masat të cilat u futën si pjesë të jashtme në sistemin tonë ekzistues arsimor për shkak se me të njëjtat prishet tërësia e sistemit të vendosur. Është vështirë të mbetet diçka prej tyre. Mund të shfrytëzohet si literaturë që do të ndihmonte gjatë mësimit të lëndëve, por sistemi në tërësi duhet ti kthehet atij standard, të vjetër, që ishte pranuar ndërkombëtarisht. Kjo që u bë ishte e panevojshme me ngarkimin e fëmijëve të vegjël. Ata duheshin të vazhdojnë edhe më tutje me atë vitin paraprak, me shkollën amë ose siç quhej çerdhe ku duhej t’ju mundësohet të gjithë fëmijëve nga të gjitha mjediset të jenë sa më të përgatitur për të nisur shkollimin nga klasa e parë e shkollës fillore- deklaroi Nenad Novkovski.

Profesori Xheladin Murati me këtë rast akuzoi institucionet përkatëse që përshpejtojnë në pranimin dhe zbatimin e reformave pa bërë asnjë lloj analize për të njëjtat. Siç u shpreh ai, për programin e Kembrixhit të paktën 10 vjet më parë është dashur të bëhen hulumtime të thella nëse ky program do të mund të ishte I qëndrueshëm dhe afatgjatë në vendin tonë.

10 vite para bëhen hulumtime se çka duhet të investojmë, çka duhet të zbatojmë mandej fillon procesi I reformës me qëllim që ai të jetë standard, të jetë I qëndrueshëm, të jetë ekzistencial, tu ofroj një strategji për zhvillimin 50 vjecarë ose pesë dekadash të pandryshuar, te ne ndryshohet shumë shpesh, ndryshohen planet mësimore, ndryshohen programet mësimore, ndryshohet fondi I orëve, ndryshohen përmbajtjet nga tekstet mësimore sepse reforma nuk thotë vetëm anën formale reforma përmban anën përmbajtjesore dhe materiale të sistemit arsimore duke pas parasysh se çfarë njeriu dëshirojmë të edukojmë, njeri protagonistë të së ardhmes, jo të së kaluarës- deklaroi Xheladin Murati.

Zbatimi i programit të Kembrixhit në praktikë në ciklin fillorë u shoqërua me shumë vështirësi, derisa me ndërrimin e pushtetit me vendim të qeverisë aktuale, ky sistem u largua nga arsimi i mesëm.

Komentet
Top