Në Maqedoni s’ka liri reale. por ka vetëm liri formale

mehdi-1.jpg

Shkruan: Mr.Mehdi Mehmedi

Intelektualët tanë, që përjetojnë sot këtë kaos politik, në vazhdimësi po u vriten ëndrrat dhe ndihen të të zhgënjyer, të trembur, të fyer, bile edhe të përbuzur e të paaftë, për të ndryshuar moralin e shumicës së politikanëve tanë të pamoralshëm. Në një shoqëri siç është kjo e jona, ku veset janë shndërruar në virtyte dhe virtytet në vese, që është vështirë vërtetë të flitet për demokraci. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e intelektualëve tanë, janë strukur, humbur, janë shterrur… Zëri i tyre nuk mund të dëgjohet para politikanëve tanë, që janë “ mjeshtër të rrallë ” të politikës ditore, si dhe një shtrese tjetër që quhen “ analistë politik ”.

Ekranet e televizive, që nuk janë në numër të pakta, me dirigjent të emisioneve nëpër TV, çdo natë flasin dhe analizojnë për të gjitha dukuritë dhe fenomenet e jetës politike – shoqërore ; ekonomi, shëndetësi, arsim, kulturë, art shkencë, e çka mos tjetër.

Mund të paramendojmë, se vërtet vështirë e kemi të gjejmë ndonjë analist që me dinjitet dhe me integritet të shpalos të vërtetën para autoditoriumit. Më e keqja është se të njejtët persona I vërejmë në vazhdimësi gati se në çdo emission televiziv. Nuk thirren në studio personat me kompetencë profesionale, për të përcjellë një mendim të saktë dhe kritik ndaj dukurive që po ndodhin në këtë shoqëri, por “analistë”, miq të tyre, vërtetë të bezdisshëm në ekranet televizive. Kjo të le të nënkuptosh, se mediat, tashmë dihet, janë larg fjalës së lirë dhe të vërtetë.

Në Maqedoni s’ka liri reale. por ka vetëm liri formale.Kështu së paku po fitohet përshtzpja në opinion. Liria e ka humbur kuptimin e vërtetë, duke filluar nga legjislativi, ekzekutivi, drejtësia dhe mediat. Liria tek ne, mbetet ende tabu-temë për këta 25-vjet “

demokraci “. Jo rastësisht politika shqiptare sot në Maqedoni është përfshirë në një korrupsion të jashtëzakonshëm, duke I ndruar vendet vazhdimisht nga e majta në të djathtë,dhe nga e djathta në të majtë,apo siç thot populli:”Her djathtas , her majtas, her ne mes” që nuk është e vështirë fare t`i zbulohen aktorët e ndyrë, të plaçkitjes së pasurisë, të krimit të organizuar, të korrupsionit dhe prostitucionit, që ka pushtuar çdo pore të jetës tonë ? !…

Në Maqedoni duket qartë, se është bërë i gjithëpushtetshëm opinioni politik ,në emrin mashtrues të demokracisë së brishtë, kështu që opinioni publik dhe opinioni intelektual janë nëpërkëmbur. Edhe pse disa intelektualë, individualisht e thonë fjalën e tyre kryesisht nëpërmjet mediumeve të shkruara, sepse në ato vizuale e kanë pak sa vështirë,pasiqë e kanë pushtuar opinionistët “ekspertë”. Si do që të jetë, fjala individuale, sado e fuqishme që të jetë, i ngjan një kove uji ta derdhish në det. Me këte shkrim t`imin ndoshta dikujt do t`I dukem si : “ idealist ”. në pikpamjet e mija, ndoshta , moralin tim, do ta sheh jashtë mode, megjithate, në këtë diversion “ kam parsysh: Sokratin, që thotë : ‘ Jam I varfër por jam I lirë , ndaj më pëlqen varfëria ”. Nuk është e rrugës, që vetëm të mohojmë, por duhet edhe të pohojmë si duhet të dalë shoqëria nga ky kollaps politik.Mendojmë dhe vlerësojmë se : S`duhet të mungon arsyeja dhe kultura intelektuale, ndaj është e domosdoshme, që në këtë situatë kritike që po kalon vendi, intelektualët duhet ta ngrenë zërin e tyre dhe të bashkohen në një forum të përbashkët.

Komentet

Leave a Reply

Top