Loading...

Në Tetovë disa rrugë shpallen njëkahëshe (VIDEO)

tetove-parking.png

Më në fund këshillitarët e komunës së Tetovës kanë miratuar propozim vendim për shpalljen e disa rrugëve në qytetin e Tetovës si rrugë njëkahëshe. Është venbdosur që rrugët Strasho Pinxhur, Todor Xhipovski Merxhan, Boris Kidriç tek shkolla e mesme Bratsvo Migjeni rruga Kuzman Josfivski Pitu të jenë njëkahëshe paso që në këta rrugë sipas sektorit përkatës, këta rrugë nuk I përmbushin kritetet që të jenë dykahëshe dhe e stërngarkojnë komunikacionin në Tetovë.

“Gjithsej janë 30 rrugë njëkahëshe që janë shpallur.Disa rrugë kanë qenë me propozim të Sektorit të Punëve të Brendëshme, kurse ne dhamë edhe disa propozime shtesë, për disa rrugë me qëllim që të kemi një komunikacion më të lirshëm edhe për parkim, edhe për këmbësorët por edhe për automjeteve, ngase ne kemi shumë probleme me parkimin, prandaj menduam që të ketë edhe vend për parkim, edhe për trotuar por edhe lëvizje më të lirë pa ngarkesa.

Propozuam që edhe shtatë rugë tjera të jenë pjesë e këtij vendimi, ku nuk ka trotuare.Këta rrugë nuk kanë gjërësinë e mjaftueshme pra nuk janë as 6 metra”, tha Elmir Mustafai nga Sektori për Komunikacion në komunën e Tetovës.

Konkretisht bëhet fjalë për rrugët që janë në pjesën nga posta, biblioteka e vjetër dhe për tek shkolla e muzikës dhe sipas tij, pritet që efektet e para të jepen pas vendosjes së sinjalizimit kur edhe do të ketë prani më të shtuar të policisë në atë pjesë që do të vendos rregull më të madh.

“Efektet e para pritet të jepen pasi që të vendoset sinjalizimi vertifkal dhe vozitësit të respektojnë ato shenja.Mund të ketë një periudhë kur edhe do të jetë test periudha derisa vozitësit të mësohen dhe më pas do të hyjë në fuqi edhe me ndëshkime për ata që nuk do të respektojnë të njejtat shenja.

Nga ana e komunës presin që policia të jetë në detyrë dhe të marrë masa më të rrepta, ngase për këta rrugë vet iniciatore ka qenë policia rrugore që të shpallen njëkahëshe.

Komentet
Top