Loading...

Në Tetovë nënshkruhet iniciativa “Qytete të gjelbra” të Unionit të komunave shqiptare

1-410-750x430.jpg

Kryetarët e komunave të Tetovës, Tiranës, Prishtinës, Tuzit, Çairit dhe Gostivarit si pjesëtarë të Unionit të komunave shqiptare, kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim në kuadër të iniciativës “Qytete të gjelbra”, me qëllim përmirësimi i cilësisë së ajrit ambiental dhe pastërtisë publike.

“Idenë të cilën ne tre e kemi filluar, është me koncept dhe logjikë të integrimeve evropiane dhe në drejtim të zhvillimit të qyteteve tona. Takimet kanë frymë të njëjtë- tejkalim të problemeve të qytetarëve dhe mirëmbajtje më të mirë po dhe urbanizim me qëllim të jenë qytete më dinjitoz”, tha kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se Unioni do të formojë trup të përbashkët.

“Në Tiranë do të jetë selia e Sekretariatit dhe do të jetë bazë e projekteve rajonale. Ne do t’i bashkojmë forcat dhe përmes shkëmbimit të përvojave do të bëjmë shumë punë me interes që qytetet tona të jenë më të mira”, ka thënë Veliaj.

Nënshkruesit e Memorandumit kanë thënë se një herë në vit do te kenë takime të kryetarëve të komunave, ndërsa drejtorët e shërbimeve të qytetit do të takohen më shpesh për shkak të kërmbimit të përvojave.

“Përveç që flasim gjuhën e njëjtë kemi edhe mentalitetin e njëjtë. Shqiptarët kudo më shumë shpenzojnë në makineri dhe vetura, sesa në edukimin e fëmijëve. Megjithatë, bërlloku është bërllok, gjelbërimi është gjelbërim. Këmbimi i përvojave do të jetë përfitimi më i madh. Shembull nëse ne shpenzojmë para për ndonjë softuer, të tjerët nuk është patjetër”, ka thënë Shpend Ameti, kryetar i Prishtinës.

Në pyetjen e gazetarëve pse krijohet vetëm Bashkësi e shqiptarëve, disa nga kryetarët e komunave përsëri thanë se kahja është këmbimi i ideve dhe zgjidhje për menaxhim me qytetet.

“Nuk mund ta injorojmë faktin se flasim gjuhën e njëjtë, por ideja është të gjenden zgjidhje urbane”, ka thënë kryetari i Tiranës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ameti i cili filloi të flasë në maqedonisht tha se e ka mësuar vetë dhe se bashkëshortja e tij është nga Çairi si dhe shpesh është në Tetovë dhe Shkup.

“Me kryetarin e Shkupit Petre Shilegov flasim maqedonisht, njihemi nga forumet e kryeqyteteve, ndërtojmë ura për zgjidhje për qytetet tona. Nuk duhet të kuptohet si provokim politik në Shkup ose Beograd. Me rezultate konkrete do të tregojmë pse është formuar Unioni”, tha Ameti në gjuhën maqedonishte.

Ndryshe, takimi i tretë me radhë i kryetarëve të komunave të Unionit të komunave shqiptare do të zgjas dy ditë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media