Në vend të rritjes, Enti Shtetëror i Statistikav ulë numrin e shqiptarëve

0-19.jpg

Enti Shtetëror i Statistikave vazon të mos i respektojë politikat e punësimeve sa i përket kornizave të përfaqësimit të drejtë etnik, duke krijuar kështu disbalanca sa i takon punësimeve të reja që bëhen, si edhe emërimeve në poste drejtuese.

Shifrat e punonjësve shqiptarë në ESHS vitet e fundit janë në rënie. Pavarësisht punësimeve të reja që janë bërë në këtë institucion (rreth 40) gjatë periudhës 2016-2017 kryesisht maqedonas, nuk ka pasur asnjë kuadër shqiptar, madje tre janë larguar nga puna.

Situata është e njëjtë edhe sa i takon drejtuesve të sektorëve, apo edhe të njësive rajonale, ku asnjë nuk është shqiptar. Me përjashtim të një drejtuesi sektori, i cili prej disa vitesh është në këtë pozicion si ushtrues detyre. Gjithsej numërohen 44 punonjës shqiptarë, duke bërë që përqindja e përfaqësimit të tyre të jetë më pak se 13 për qind.

Kjo përqindje është më e ulët sesa gjashtë vjet më parë, kur përfaqësimi arriti deri në 17.3 për qind të punësuar shqiptarë./Koha

Komentet
Loading...
Top