Nëna nga Shkodra u thot mjekëve, kujdeseni për tre fëmijët dhe burrin

preka-fmialja-tragjedia.jpg

Tragjedia e familjes Preka nga Shkodra, të cilët u aksidentuan mbrëmjen e së dielës në aksin Velipojë-Shkodër, ka tronditur gjithë Shqipërinë.

Ditën e stome është përcjellë për në banesën e fundit Naomi, viktima e katërt e këtij aksidenti.

Pas vdekjes tragjike të Edmond Prekës dhe tre fëmijëve të tij, babai i këtij të fundit ka përfunduar në spital. Kjo pasi 68-vjeçari ka pësuar infarkt gjatë ditës së djeshme, kur mësoi vdekjen e vajzës 10-vjeçare të së birit.

I moshuari nuk e ka përballuar dot dhimbjen e katërfishtë, duke pësuar dy goditje në zemër njëra pas tjetrës që i kanë marrë jetën.

Aktualisht në spital ndodhet bashkëshortja e Edmondit dhe nëna e tre fëmijëve të ndjerë, 36-vjeçarja Evisa Preka, të cilës nuk i kanë thënë asgjë për tragjedinë që ka ndodhur.

Madje nga salla e reanimacionit në spitalin e Shkodrës, ajo u kërkon mjekëve dhe infermierëve që të kujdesen për fëmijët dhe bashkëshortin, pasi ajo është më mirë.

Komentet
Loading...
Top