Loading...

Nëse punësoini 3 persona do të përfitoni këto ndihma nga shteti

ministerstvo-za-ekonomija.jpg

Sot, Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjen publike nëpërmjet të cilit fillon aplikimi për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të cilët do të punësojnë mbi 3 persona.Me këtë masë subvencionon shpenzimet për: blerjen e pajisjeve dhe mjeteve (70% e shpenzimeve të dëshmuara , por jo më shumë se 300,000 denarë); projektimit të produktit dhe prodhimin e identitetit vizual të produktit / shërbimit – faqe interneti ,logo design, materiale promovuese dhe pjesëmarrje në panairet e brendshme gjatë vitit 2017 (70% e shpenzimeve të dëshmuara , por jo më shumë se 60,000 denarë) për secilin nga të dy masat. Për këtë masë, në bazë të Programit për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrësi për vitin 2018 janë paraparë gjithsejt 20.000.000 denarë ndërsa do të bashkëfinancohen edhe shpenzimet e dëshmuara që kanë ndodhur në vitin 2016, 2017 dhe 2018, me përjashtim të pjesmarrjes në panairet e vendit gjatë vitit 2017.

Fondet nga subvencionet janë të destinuara për të bashkë-financuar shpenzimet, të cilat janë bashkëfinancuar nga masat e Programit për konkurrencë, Inovacion dhe sipërmarrësi për 2016, 2017 dhe 2018, për blerjen e furnizimeve, automjeteve , kompjuterëve dhe pajisjeve kompjuterike, shuma e paguar për TVSH për qëllimet për të cilat kërkohet bashkëfinancim; për qëllime doganore për qëllimet për të cilat kërkohet bashkëfinancimi; për diferencat e kursit të këmbimit; qiraja për lokalet afariste; për shpenzimet e të cilave bëhet pagesa me kompensim. Por në qoftë se ndodh që kompania e cila aplikoni për bashk-financimin e shpenzimeve të kësaj mase të ndaloj së bëri biznes para përfundimit të 1 viti nga data e marrjes së mjeteve , themeluesi i kompanisë është i detyruar për ti kthyer 80% të mjeteve të akorduara në bazë të qëllimeve të parapara për periudhën prej 12 muajsh, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit nga Ministria e Ekonomisë përmes Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë.

Të drejtë për të marrë pjesë në thirrjen publike kanë ndërmarrjet e regjistruara si TI (tregtarë individ), SHPKNJP (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me një njeri), SHPK (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar)persona

që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë, të cilët plotësojnë këto kushte: të kenë punuar së paku 3 muaj përpara shpalljes së thirrjes publike; të ketë një zyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë; të kenë së paku 3 punonjës me kohë të pacaktuar me orar të plotë dhe me detyrime të rregulluara ndaj shtetit dhe punonjësve.

Këto subvencione nuk janë të destinuara për ndërmarrjet, aktiviteti kryesor i të cilave është: bujqësia, pylltaria dhe peshkataria; minierat dhe guroret; furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim; furnizimin me ujë, hedhjen e ujërave të ndotura, menaxhimin e mbeturinave dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit; tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve motorike dhe motoçikletave (me përjashtim të 45.20); transportin dhe magazinimin (përveç 52.10, 53.10 dhe 53.20);objekte akomodimi dhe veprimtari shërbyese të ushqimit (përveç 56.21); veprimtaritë financiare dhe aktivitetet e sigurimit; veprimtaritë administrative dhe veprimtari shërbyese (77.22, 81.2, 82.19 dhe 82.92); arsimi; veprimtaritë shëndetësore dhe të kujdesit social; art , argëtim dhe rekreacion (90.03, 93.13 dhe 93.21); aktivitete të tjera shërbyese (përveç 95.1, 95.2 dhe 96); veprimtari e ekonomive familjare, si ,veprimtari të amvisërive që prodhojnë mallra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre; veprimtaritë e trupave dhe organizatave ekstra-territoriale; personat juridikë dhe fizikë që punojnë si kontabilistë , revizorët, avokatët, noterët,përmbaruesit, dhe vlerësues; ndërmarrjet mbi të cilat është iniciuar procedurë falimentimi ose likuidim.

Thirrja publike është e hapur deri më 31.08.2018 dhe përzgjedhja e aplikantëve që do të plotësojnë kushtet e përcaktuara në Thirrjen Publike do të bëhet në përputhje me parimin “Kush i pari vjen ,I pari shërbehet “, dmth në bazë të aplikacioneve të dorëzuara , derisa në shterjen e të gjitha mjeteve të parapara. Dokumentet e nevojshme të aplikimit mund të merren ose ne arkivin e ministrisë ose nga faqja e internetit të Ministrisë së Ekonomisë www.economy.gov.mk.

Komentet
Top