Loading...

Nesër në Turqi hidhet gurthemeli i centralit bërthamor

thumbs_b_c_6f2b6df84385963cf17617581d08e8dd.jpg

Ceremonia e hedhjes së gurthemelit të centralit të parë bërthamor të Turqisë, Akkuyu, do të mbahet nesër në provincën jugore Mersin, raporton Anadolu Agency (AA).

Centrali bërthamor Akkuyu do të ndërtohet nga Agjencia Ruse e Energjisë Bërthamore Rosatom dhe do të përbëhet nga katër njësi, secili me kapacitet prej 1.200 megavatësh.

Në fazën e parë të ndërtimit janë planifikuar dy njësi me kapacitet total prej 2.400 megavatësh.

Me një kosto investimi prej rreth 20 miliardë dollarësh, centrali do të punojë tetë mijë orë në vit.

Sipas vlerësimeve paraprake, 35-40 për qind e ndërtimit të centralit do të ndërmerren nga kompanitë turke që potencialisht mund të ofrojnë vlera të shtuara për ekonominë prej rreth 6-8 miliardë dollarë.

Akkuyu do të prodhojë 35 miliardë kilovatë energji elektrike kur të arrijë kapacitetin e plotë, duke mbuluar më shumë se dhjetë përqind të nevojave të Turqisë për energji elektrike ose ekuivalent me kërkesën e Stambollit për energji elektrike.

Reaktori i parë pritet të jetë operacional në vitin 2023, ndërkohë pritet që centrali të funksionojë me kapacitet të plotë deri në vitin 2025.

Gjatë periudhës kulmore të ndërtimit të tij do të punësohen rreth 10.000 njerëz, ndërsa rreth 3.500 njerëz do të pajisen me mundësi punësimi në fazën e funksionimit.

Për më tepër, 248 studentë turq janë arsimuar në Rusi për të punuar në central. Tridhjetë e pesë nga këta studentë u diplomuan muajin e kaluar pas gjashtë viteve e gjysmë arsim.

Marrëveshja ndërqeveritare për centralin Akkuyu midis Rusisë dhe Turqisë u nënshkrua në vitin 2010.

Komentet
Top