Loading...

Nexhmije Pagarusha përfiton pension prej 500 eurove

auto_nexhm1543589697.jpg

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot këngëtaren Nexhmije Pagarusha.

Gashi ia dorëzoi sot këngëtares Nexhmije Pagarusha gjatë vizitës që i bëri në banesën e saj,njofton kumtesa.

Me këtë rast, ai shprehu falënderim të veçantë për zonjën Pagarusha duke thënë se “bilbili i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare.

Po ashtu ai njoftoi se nga muaji i kaluar Pagarusha kanë filluar t’i transferohen mjetet në baza mujore prej 500 euro.

Ministri u zotua që do të vazhdoj të ndihmojë krijimtarinë e saj artistike duke ia bërë monografinë dhe njëkohësisht edhe kompleksin në Pagarushë, pikërisht afër shtëpisë së saj.

Komentet
Top