Neymar te Reali i Madridit, por në 2019-ën!

000_UP9JD-1-1024x683.jpg

Paris Saint-Germain's Brazilian forward Neymar celebrates after scoring a goal during the French L1 football match between Paris Saint-Germain (PSG) and Troyes at the Parc des Princes stadium in Paris on November 29, 2017. / AFP PHOTO / CHRISTOPHE SIMON

Neymar do të mbajë veshur fanellën e Realit të Madridit por jo në sezonin e ardhshëm por duke filluar që nga vera e vitit 2019-të, është e bindur për këtë gazeta katalane El Mundo Deportivo. Sipas gazetës në fjalë La Liga është kampionati perfekt për t’u shndërruar numri 1 në botë dhe për të fituar Topin e Artë dhe për këtë arsye Neymar ka vendosur të rikthehet në Spanjë por këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e rivalëve të urryer të Barcelonës, Realit të Madridit. Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez është një fans i madh i O’ney dhe do të bëjë të pamundurën për ta transferuar brazilianin në Santiago Bernabeu. Megjithatë edhe sezonin e ardhshëm Neymar do të luajë për PSG për të kaluar në Madrid në 2019-ën, atëherë kur Cristiano Ronaldo do të jetë 34-vjeç dhe me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën klubit merengues.

Komentet
Loading...
Top